Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (covax facility)

Ligji nr. 134/2020, datë 29 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
134/2020
Data e miratimit
29 tetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 199, 13 nëntor 2020
Hyn në fuqi
28 nëntor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 199, datë 2020-11-13

LIGJ

Nr. 134/2020

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË ANGAZHIMIT NDËRMJET

KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,

PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES

SOCIALE, DHE ALEANCËS GAVI, PËR PJESËMARRJEN NË STRUKTURËN

GLOBALE TË QASJES NË VAKSINAT COVID-19 (COVAX FACILITY)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 2, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e angazhimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së

Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI,

për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (Covax Facility), sipas

tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 29.10.2020.

Shpallur me dekretin nr. 11822, datë 10.11.2020, të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta.

KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ALEANCA GAVI

MARRËVESHJE ANGAZHIMI

(MARRËVESHJA OPSIONALE E BLERJES)

Kjo Marrëveshje Angazhimi, e datës 18 shtator 2020, është lidhur midis:

1. Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë; dhe

2. Aleancës GAVI, një fondacion jofitimprurës i regjistruar në kantonin e Gjenevës (me

numër regjistrimi CH-660-1699006-1), me zyrë në adresën: Chemin du Pommier 40, 1218 Le

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.