Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2019
Ligji nr. 136/2020, datë 16 nëntor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 136/2020
- Data e miratimit
- 16 nëntor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 219, 16 dhjetor 2020
- Hyn në fuqi
- 31 dhjetor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 219, datë 2020-12-16
LIGJ
Nr. 136/2020
PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2019
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158, të Kushtetutës, dhe të nenit 63 të ligjit
nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit
Miratohet raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit për vitin 2019, sipas dokumenteve
të mëposhtme, pjesë përbërëse të tij:
a) pasqyrat e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit për vitin 2019;
b) raporti për zbatimin e buxhetit vjetor 2019 në nivelin e fondeve të miratuara dhe objektivat
e realizuar;
c) raporti për borxhin publik dhe përbërjen e tij për vitin 2019;
ç) raporti për përdorimin e fondit rezervë dhe të kontingjencës për vitin 2019;
d) raporti për situatën e kontrollit të brendshëm financiar publik në njësitë e qeverisjes së
përgjithshme gjatë vitit 2019.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 16.11.2020
Tabela 1
BUXHETI 2019 SIPAS INSTITUCIONEVE BUXHETORE DHE PROGRAMEVE
Ministria e Linjes
Programi
Emertimi i Programit
Shpenzime Korente
Shpenzime Korente
Kapitale Fin.Brendshem
Kapitale Fin.Brendshem
Kapit.Finan. Huaj
Kapit.Finan. Huaj
Total
Total
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.