Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 163/2014, “Për urdhrin e punonjësve socialë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 141/2020, datë 26 nëntor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
141/2020
Data e miratimit
26 nëntor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 219, 16 dhjetor 2020
Hyn në fuqi
31 dhjetor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 219, datë 2020-12-16

LIGJ

Nr. 141/2020

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 163/2014, “PËR

URDHRIN E PUNONJËSVE SOCIALË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Shkronja “b” e pikës 2 të nenit 8 ndryshohet si më poshtë:

“b) të zotërojnë diplomë të studimeve të larta “Bachelor” në fushën e punës sociale dhe

diplomë të nivelit “Master i shkencave/Master profesional” në të njëjtën fushë, lëshuar nga

institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, si dhe të njohura e të njësuara në

Republikën e Shqipërisë nga ministria përgjegjëse për arsimin.”.

Neni 2

Neni 13 ndryshohet si më poshtë:

1. Këshilli Kombëtar i Urdhrit është organi ekzekutiv i Urdhrit, i cili përbëhet nga 15 anëtarë,

ndër të cilët 10 janë të zgjedhur nga Asambleja, përfshirë kryetarin, dhe 5 të tjerët janë

përkatësisht: një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet sociale, një përfaqësues me

rotacion nga ministritë e përmendura në pikën 1 të nenit 9 të këtij ligji, dy përfaqësues nga

institucionet e arsimit të lartë të shkencave të punës sociale, një përfaqësues nga shoqatat e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.