Ligj

Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike

Ligji nr. 23/2026, datë 3 shkurt 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
23/2026
Data e miratimit
3 shkurt 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 43, 25 shkurt 2026
Hyn në fuqi
25 gusht 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 43, datë 2026-02-25

LIGJ

Nr. 23/2026

PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT

NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është forcimi i integritetit të zyrtarëve dhe të institucioneve publike, si dhe

garantimi i kryerjes së funksioneve publike nga ana e zyrtarëve publikë në mënyrë objektive, të

paanshme dhe transparente në interesin më të mirë të mundshëm të publikut dhe të besimit të tij ndaj

institucioneve publike nëpërmjet identifikimit, parandalimit, menaxhimit dhe zgjidhjes së konfliktit

të interesit publik dhe privat të zyrtarëve.

Neni 2

Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i parimeve, rregullave dhe procedurave për veprimet dhe

veprimtaritë e zyrtarëve gjatë kryerjes së funksioneve publike, të personave që mbajnë pozicione

drejtuese në ndërmarrje shtetërore, në nivel kombëtar ose vendor, masat për parandalimin,

identifikimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesit publik dhe privat të

zyrtarëve gjatë dhe pas ushtrimit të funksionit publik, si dhe masat për shkeljen e dispozitave të

përcaktuara në këtë ligj.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Institucion publik” për qëllim të këtij ligji do të kuptohet çdo institucion shtetëror, qendror ose

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.