Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për projektin Bashki të Forta
Ligji nr. 139/2020, datë 26 nëntor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 139/2020
- Data e miratimit
- 26 nëntor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 220, 17 dhjetor 2020
- Hyn në fuqi
- 1 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 220, datë 2020-12-17
LIGJ
Nr. 139/2020
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË
KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR PROJEKTIN BASHKI TË FORTA
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për projektin Bashki të Forta, sipas tekstit që i bashkëlidhet
këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 26.11.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11864, datë 9.12.2020, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta.
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR
PROJEKTIN BASHKI TË FORTA
FAZA PARAPRAKE: 1.7.2017–31.8.2018
FAZA 1: 1.9.2018–30.9.2022
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, i përfaqësuar nga Ministria e Brendshme, dhe
Qeveria e Konfederatës Zvicerane, e përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe
Bashkëpunim (e referuar në këtë dokument si “SDC”), që vepron nëpërmjet Ambasadës së
Zvicrës:
Në përpjekje për të forcuar marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve;
Në përputhje dhe në zbatim të Marrëveshjes Kuadër, në lidhje me Bashkëpunimin Teknik,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.