Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

Ligji nr. 145/2020, datë 3 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
145/2020
Data e miratimit
3 dhjetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 8 janar 2021
Hyn në fuqi
23 janar 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2021-01-08

LIGJ

Nr. 145/2020

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të

Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas tekstit që i

bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

KRYETAR

Gramoz Ruçi

Miratuar në datën 3.12.2020.

MARRËVESHJE

MBI BASHKËPUNIMIN EKONOMIK NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE

Qeveria e Republikës së Shqipërisë (në vijim e referuar si “QSH”) dhe Qeverisë së Emirateve

të Bashkuara Arabe (në vijim të referuara si “EBA”) (bashkërisht të referuara si ‘Palët’),

me dëshirën për të forcuar marrëdhëniet midis dy kombeve, në përputhje me parimet e Kartës së

Kombeve të Bashkuara dhe normat e përcaktuara nga e drejta ndërkombëtare dhe marrëveshjet e

mëparshme dypalëshe ndërmjet dy vendeve, për të forcuar marrëdhëniet e respektueshme

dypalëshe midis dy popujve, për të nxitur sipërmarrjen dhe bashkëpunimin në fushat me interes

si

të përbashkët dhe bashkëpunimin sipas kësaj Marrëveshjeje

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.