Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope”
Ligji nr. 16/2026, datë 3 shkurt 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 16/2026
- Data e miratimit
- 3 shkurt 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 41, 20 shkurt 2026
- Hyn në fuqi
- 7 mars 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 41, datë 2026-02-20
LIGJ
Nr. 16/2026
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8874, DATË 29.3.2002,
“PËR KONTROLLIN E LËNDËVE QË PËRDOREN PËR FABRIKIMIN E
PALIGJSHËM TË LËNDËVE NARKOTIKE DHE PSIKOTROPE”1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e
paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope”, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 2 pas shkronjës “f” shtohen shkronjat “g”, “gj”, ”h” dhe “i” me këtë përmbajtje:
“g) “Lëndë jo e listuar” është çdo lëndë, e cila edhe pse nuk është e përfshirë në shtojcat që i
bashkëlidhen këtij ligji është identifikuar si e përdorur për prodhimin e paligjshëm të lëndëve
narkotike ose të substancave psikotrope;
gj) “Eksportues” është personi fizik ose juridik që është përgjegjës kryesor për veprimtaritë e
eksportit në bazë të marrëdhënies ekonomike e ligjore me lëndët e listuara dhe me marrësin dhe, kur
është e nevojshme, ai që paraqet deklaratën doganore ose në emër të të cilit paraqitet deklarata
doganore;
h) “Importues” është personi fizik ose juridik që është përgjegjës kryesor për veprimtaritë e
importit në bazë të marrëdhënies ekonomike e ligjore me lëndët e listuara dhe me dërguesin, dhe që
paraqet deklaratën doganore ose në emër të të cilit paraqitet deklarata doganore;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.