Akt normativ

Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019

Akti normativ nr. 6/2019, datë 30 nëntor 2019, nga Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
6/2019
Data e miratimit
30 nëntor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 163, 3 dhjetor 2019
Hyn në fuqi
3 dhjetor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 163, datë 2019-12-03

AKT NORMATIV

Nr. 6, datë 30.11.2019

PËR DHURIMIN E APARTAMENTEVE FAMILJARËVE TË VIKTIMAVE, SI

PASOJË E TËRMETIT TË DATËS 26.11.2019

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni l

Dhurimin e 17 apartamenteve, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të ndodhura në Njësinë

Administrative nr. 1, Tiranë, për familjarët e viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore dhurojnë në favor të familjarëve të viktimave, si pasojë e

tërmetit të datës 26.11.2019 edhe apartamente nga fondi publik i banesave sociale, të përfituara

sipas ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”.

Neni 2

Këshilli Bashkiak Tiranë ose i njësisë përkatëse të vetëqeverisjes vendore jep pëlqimin për

tjetërsimin e këtyre pasurive të paluajtshme në favor të familjarëve të viktimave të shkaktuara nga

tërmeti

i datës 26.11.2019, sipas parashikimeve të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen

vendore”, të ndryshuar.

Apartamentet që dhurohen për familjarët e viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019,

hiqen nga lista e pasurive të paluajtshme të Bashkisë Tiranë ose të njësisë përkatëse të

vetëqeverisjes vendore.

Neni 3

1. Pavarësisht parashikimeve të ligjit nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.