Për një shtesë në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Akti normativ nr. 7/2019, datë 30 nëntor 2019, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 7/2019
- Data e miratimit
- 30 nëntor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 162, 2 dhjetor 2019
- Hyn në fuqi
- 2 dhjetor 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 162, datë 2019-12-02
AKT NORMATIV
Nr. 7, datë 30.11.2019
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET
SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe
Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Pas nenit 5/1, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar, shtohet neni 5/1/a, me këtë përmbajtje:
“Neni 5/1/a
Trajtim i veçantë financiar
Pensionistët, që kanë humbur pjesëtarë të familjes si pasojë e fatkeqësisë natyrore të shkaktuar
nga tërmeti i datës 26.11.2019, përfitojnë trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të
pensionit social, ndërsa personat, që kanë humbur të gjithë pjesëtarët e familjes, përfitojnë deri
në masën e trembëdhjetëfishit të pensionit social.
Pensionistët, që kanë humbur të gjithë pjesëtarët e familjes, përfitojnë vetëm trajtimin në
masën e trembëdhjetëfishit të pensionit social.
Trajtimi i veçantë financiar caktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe
financohet nga buxheti i shtetit.”.
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
KRYEMINISTËR
Edi Rama
1
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.