Akt normativ

Për një shtesë në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar

Akti normativ nr. 5/2019, datë 30 nëntor 2019, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
5/2019
Data e miratimit
30 nëntor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 162, 2 dhjetor 2019
Hyn në fuqi
2 dhjetor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 162, datë 2019-12-02

AKT NORMATIV

Nr.5, datë 30.11.2019

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI

TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Në fund të pikës 1, të nenit 21, “Shpenzime të panjohura”, të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998,

të ndryshuar, shtohet shkronja “p”, me këtë përmbajtje:

“p) Donacionet në mjete monetare mbi nivelin 5% të fitimit para tatimit, të bëra për rastet e

shpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” brenda afatit të përcaktuar, dhe të transferuara në

llogaritë e thesarit. Në rastet kur donacionet për shkak të shpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë

natyrore” janë në formën e pasurive të paluajtshme, vlerësimi i kontributit deri në nivelin 5%, në

raport me fitimin para tatimit llogaritet sipas procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit

të Ministrave.”.

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.