Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore
Akti normativ nr. 9/2019, datë 16 dhjetor 2019, nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Mbrojtjes.
- Numri
- 9/2019
- Data e miratimit
- 16 dhjetor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 172, 17 dhjetor 2019
- Hyn në fuqi
- 17 dhjetor 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2019-12-17
AKT NORMATIV
Nr. 9, datë 16.12.2019
PËR PËRBALLIMIN E PASOJAVE TË FATKEQËSISË NATYRORE
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, ministrit të
Financave dhe Ekonomisë, ministrit të Mbrojtjes, dhe ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
KREU I
TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky akt rregullon funksionimin e organeve përgjegjëse për rehabilitimin dhe rindërtimin e
komuniteteve dhe të territoreve të prekura nga fatkeqësitë natyrore ose fatkeqësi të tjera, si dhe
zhvillimin e territoreve të reja, duke përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, programet e procesit
të rindërtimit, funksionimin e fondit të rindërtimit dhe procedurat përkatëse.
Neni 2
Qëllimi
Ky akt ka për qëllim përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore që ndodhin në një pjesë ose në
të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe të fatkeqësive të tjera që, për shkak të
intensitetit, të shkallës dhe të shtrirjes së tyre, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të të gjitha
institucioneve të mbrojtjes civile dhe të autoriteteve të tjera shtetërore dhe për të cilat shpallet
gjendja e fatkeqësisë në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen civile.
Neni 3
Fusha e zbatimit
1. Dispozitat e këtij akti zbatohen për verifikimin dhe rregullimin e pasojave të gjendjes së
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.