Për disa shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar
Akti normativ nr. 10/2019, datë 18 dhjetor 2019, nga Ministri i Shtetit për Diasporën.
- Numri
- 10/2019
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 173, 18 dhjetor 2019
- Hyn në fuqi
- 18 dhjetor 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2019-12-18
1
AKT NORMATIV
Nr. 10, datë 18.12.2019
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI
TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për
Diasporën, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998,“Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto
shtesa:
Neni 1
Në nenin 8/1, pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
“1/1. Të ardhurat nga pensionet dhe shpërblimet e tjera të ngjashme të shtetasve të huaj me
origjinë shqiptare apo të atyre nga vendet e Bashkimit Evropian, me leje qëndrimi në Republikën
e Shqipërisë, si dhe të shtetasve të huaj që kanë marrë shtetësinë shqiptare e janë rezidentë në
Republikën e Shqipërisë dhe që i përfitojnë këto të ardhura sipas legjislacionit të vendit ku
përfitojnë pensionin apo shpërblimet e tjera të ngjashme. Mënyra e përfitimit për kategoritë sipas
kësaj pike përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Pas nenit 8/1 shtohet neni 8/2, me këtë përmbajtje:
“Neni 8/2
1. Për të përfituar nga përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat, personat përfitues sipas pikës
1/1, të nenit 8/1, të këtij ligji, duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a) të jenë përfitues të pensionit sipas legjislacionit në fuqi në vendet ku e kanë përfituar atë;
b) të jenë pajisur me leje qëndrimi në territorin e Republikës së Shqipërisë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.