Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 12/2024
Ligji nr. 19/2026, datë 3 shkurt 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 19/2026
- Data e miratimit
- 3 shkurt 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 39, 18 shkurt 2026
- Hyn në fuqi
- 5 mars 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 39, datë 2026-02-18
LIGJ
Nr. 19/2026
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR. 1, ME SHKËMBIM
LETRASH, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËRFAQËSUAR NGA ZYRA
E KRYEMINISTRIT, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN
E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR SHQIPËRI–KOSOVË, 2021–2027,
RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 12/2024
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndryshuese nr. 1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit
ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë,
Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për
programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr.
12/2024, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 3.2.2026.
Shpallur me dekretin nr. 76, datë 13.2.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
KOMISIONI EVROPIAN
DREJTORIA E PËRGJITHSHME PËR
ZGJERIMIN DHE FQINJËSINË
LINDORE
B - Ballkani Perëndimor
Drejtori
Bruksel 9.7.2025
ENEST.B/VS
Lënda: Ndryshimi nr. 1 i Marrëveshjes së Financimit nëpërmjet Shkëmbimit të Letrave për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.