Akt normativ

Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike

Akti normativ nr. 1/2020, datë 31 janar 2020, nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 16 dhjetor 2020.

Numri
1/2020
Data e miratimit
31 janar 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 1 shkurt 2020
Hyn në fuqi
1 shkurt 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 2020-02-01

AKT NORMATIV

Nr. 1, datë 31.1.2020

PËR MASAT PARANDALUESE NË KUADËR TË FORCIMIT TË LUFTËS

KUNDËR TERRORIZMIT, KRIMIT TË ORGANIZUAR, KRIMEVE TË RËNDA DHE

KONSOLIDIMIT TË RENDIT E SIGURISË PUBLIKE

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të

ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

KREU I

TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky akt normativ përcakton masat parandaluese me karakter të përkohshëm në kuadër të forcimit

të luftës ndaj organizatave dhe grupeve të strukturuara kriminale, organizatave terroriste, bandave të

armatosura, individëve të përfshirë në krime të rënda, si dhe procedurat, kompetencat e kriteret për

zbatimin e këtyre masave ndaj subjekteve të këtij akti normativ.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij akti normativ është ndërhyrja emergjente dhe me karakter të përkohshëm në

kushtet e nevojës së forcimit dhe ashpërsimit të luftës kundër krimit të organizuar, organizatave dhe

grupeve të strukturuara kriminale, si dhe çdo grupi tjetër kriminal e terrorist, bandave të armatosura,

individëve të përfshirë në krimet e rënda, me synim konsolidimin e sigurisë në vend, përmes rritjes

së kapacitetit dhe nivelit të zbulimit, gjurmimit dhe parandalimit të krimit të organizuar, krimeve të

rënda, terrorizmit dhe përdorimit prej krimit të organizuar të pronave me origjinë të paligjshme.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 16 dhjetor 2020 · 35/2020 · Për një shtesë në aktin normativ nr.1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, miratuar me ligjin nr.18/2020

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.