Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027

Ligji nr. 18/2026, datë 3 shkurt 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
18/2026
Data e miratimit
3 shkurt 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 40, 19 shkurt 2026
Hyn në fuqi
6 mars 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2026-02-19

LIGJ

Nr. 18/2026

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, FRANCËS DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT (INTERREG VI-C) INTERREG EUROPE 2021–2027

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021–2027, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 3.2.2026.

Shpallur me dekretin nr. 75, datë 13.2.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

MARRËVESHJE FINANCIMI PËR PROGRAMIN (INTERREG VI-C) INTERREG EUROPE 2021–2027

CCI 2021TC16RFIR001

Preambulë

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, duke vepruar në emër të Republikës së Shqipërisë, në vijim i referuar si “Shqipëria”,

dhe

Komisioni Evropian, në vijim i referuar si “Komisioni”, duke vepruar në emër të Bashkimit Evropian, në vijim referuar si “BE”,

dhe

Rajoni i Hauts-de-France, i përfaqësuar ligjërisht nga kreu i autoritetit menaxhues të Programit, në vijim i referuar si “Francë”,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.