Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2023, “Për qeverisjen elektronike”, i ndryshuar

Ligji nr. 25/2026, datë 20 shkurt 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
25/2026
Data e miratimit
20 shkurt 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 55, 17 mars 2026
Hyn në fuqi
1 prill 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 55, datë 2026-03-17

LIGJ

Nr. 25/2026

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 43/2023,

“PËR QEVERISJEN ELEKTRONIKE” , I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 81 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozim të

një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”, i ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e

mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 4 bëhet ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:

1. Pika 21 shfuqizohet.

2. Pas pikës 47 shtohet pika 48 me këtë përmbajtje:

“48. “Shoqëri operatore TIK” është shoqëri aksionere, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të

aksioneve për zhvillimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, platformave dhe

infrastrukturave të ofrimit të shërbimeve elektronike.”.

Neni 2

Në nenin 12 pas paragrafit të parë shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:

“Në çdo rast të përpunimit të të dhënave personale ndërmerren dhe zbatohen masat e duhura

teknike dhe organizative, duke garantuar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rrezikut, sipas

parashikimeve të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Çdo veprim përpunimi i të dhënave personale gjatë aksesit/ndërveprimit me bazat e të dhënave

shtetërore realizohet në përputhje me legjislacionin specifik dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen

e të dhënave personale.

Rolet mbi kontrollin dhe përpunimin e të dhënave personale do të përcaktohen me vendim të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.