Akt normativ

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”

Akti normativ nr. 2/2020, datë 10 mars 2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Numri
2/2020
Data e miratimit
10 mars 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 10 mars 2020
Hyn në fuqi
10 mars 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2020-03-10

AKT NORMATIV

Nr.2, datë 11.3.2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.15/2016, “PËR

PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE

INFEKTIVE”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në ligjin nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve

infektive”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Në shkronjën “c”, të nenit 7, pas fjalës ”... izolimi ...” shtohet fjala “... vetëkarantinim ...”.

Neni 1

Neni 2

Pas pikës 5, të nenit 21, shtohet pika 5/1, me këtë përmbajtje:

“5.1. Në rast të një epidemie, fatkeqësie natyrore, aksidenti të rëndë, që mund të favorizojë

shpërthime epidemike, për të siguruar zbatimin e masave parandaluese, sipas këtij

ligji,

angazhohen Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, në ndihmë të saj. Policia e Shtetit

angazhohet me kërkesë të ministrit përgjegjës për

shëndetësinë. Forcat e Armatosura

angazhohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, pas

kërkesës së ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë

publike. Kur angazhohen Forcat e Armatosura, ato drejtohen nga komandantët, sipas detyrave

që marrin.”.

Neni 3

Në nenin 35, “Kundërvajtje administrative”, bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:

1.. Shkronjat “b”, “c”, “ç” dhe “dh” ndryshohen, si më poshtë vijon:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.