Akt normativ

Për disa shtesa në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”

Akti normativ nr. 4/2020, datë 16 mars 2020, nga Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Numri
4/2020
Data e miratimit
16 mars 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 16 mars 2020
Hyn në fuqi
16 mars 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2020-03-16

AKT NORMATIV

Nr.4, datë 16.3.2020

PËR DISA SHTESA NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË

KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA

ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT

TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pas pikës 16, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave,

shtohen pikat 17, 18 dhe 19, me këtë përmbajtje:

“17. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për ndalimin e

lëvizjes për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë

mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

18. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e

lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane, apo mjedise të tjera publike

të hapura, dënohen me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të

automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

19. Për individët, të cilët, në kushtet e shkeljeve të pikave 17 dhe 18, të këtij neni, lëvizin me

biçikletë, ciklomotor ose motomjet, zbatohet edhe masa shoqëruese e bllokimit të mjetit lëvizës

për 3 muaj.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.