Akt normativ

Për një shtesë në Aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar

Akti normativ nr. 5/2020, datë 17 mars 2020, nga Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Numri
5/2020
Data e miratimit
17 mars 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 40, 17 mars 2020
Hyn në fuqi
17 mars 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2020-03-17

AKT NORMATIV

Nr. 5, datë 17.3.2020

PËR NJË SHTESË NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË

KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA

ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT

TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pas nenit 5, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar,

shtohet neni 5/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 5/1

Kontratat e pastrimit dhe të transportit publik të njësive të vetëqeverisjes vendore

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në kuadër të marrjes së masave gjatë kohëzgjatjes së

periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, me pëlqimin e operatorëve ekonomikë,

mund të bëjnë amendime të kontratave që kanë me operatorët e pastrimit dhe operatorët e

transportit publik për ofrimin e këtyre shërbimeve, sipas nevojave të diktuara nga situata

emergjente. Kontrata hyn në fuqi pas miratimit nga këshilli bashkiak përkatës. Kontrata

nënshkruhet nga titullari i autoritetit kontraktor.

Shpenzimet do të përballohen nga buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

1

2

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.

Për një shtesë në Aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar · 5/2020 · jus.al