Për Shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 24/2026, datë 20 shkurt 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 24/2026
- Data e miratimit
- 20 shkurt 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 60, 25 mars 2026
- Hyn në fuqi
- 9 prill 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2026-03-25
LIGJ
Nr. 24/2026
PËR SHËRBIMIN E JASHTËM NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim rregullimin e veprimtarisë dhe organizimin e Shërbimit të Jashtëm të
Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Objekti
Objekt i këtij ligji janë:
a) përcaktimi i funksioneve dhe i mënyrës së organizimit të Shërbimit të Jashtëm të
Republikës së Shqipërisë;
b) rregullimi i marrëdhënieve të Shërbimit të Jashtëm me institucionet kushtetuese, qendrore
dhe vendore, në funksion të zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë;
c) procedurat e vendosjes dhe të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike;
ç) funksionimi i misioneve diplomatike dhe posteve konsullore;
d) procedurat e emërimit të kreut të misionit diplomatik, postit konsullor, personelit të tyre
dhe konsullit të nderit;
dh) procedura e emërimit, statusi i diplomatit dhe sistemi i karrierës diplomatike;
e) pozita juridike, ekonomike dhe sociale e anëtarëve të familjes së diplomatit.
Neni 3
Baza ligjore e funksionimit të Shërbimit të Jashtëm
Shërbimi i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë e ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me
Kushtetutën, marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë, ligjin
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.