Akt normativ

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”

Akti normativ nr. 6/2020, datë 21 mars 2020, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
6/2020
Data e miratimit
21 mars 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 45, 22 mars 2020
Hyn në fuqi
22 mars 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2020-03-22

AKT NORMATIV

Nr.6, datë 21.3.2020

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.88/2019,

“PËR BUXHETIN E VITIT 2020”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në ligjin nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni l

Nenet 1, 2 dhe 5 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“Neni 1

Buxheti për vitin 2020 është:

Të ardhurat 489 675 milionë lekë;

Shpenzimet 558 374 milionë lekë;

Deficiti 68 699 milionë lekë.

Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale, sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.

Neni 2

Buxheti i shtetit për vitin 2020 është :

Të ardhurat 358 706 milionë lekë;

Shpenzimet 427 405 milionë lekë;

Deficiti 68 699 milionë lekë.

...

Neni 5

Buxheti i sigurimeve shëndetësore, për vitin 2020, është:

Të ardhurat, gjithsej, 45 304 milionë lekë;

Nga të cilat:

- transferimet nga buxheti i shtetit 30 888 milionë lekë;

- shpenzimet 45 304 milionë lekë.

Fondi pёr rimbursimin e medikamenteve nuk tejkalon tavanin prej 11 000 milionë lekësh, përfshirë edhe detyrimet e prapambetura.

Fondi për shërbimin spitalor detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.