Akt normativ

Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve

Akti normativ nr. 7/2020, datë 23 mars 2020, nga Ministria e Drejtësisë.

Numri
7/2020
Data e miratimit
23 mars 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 23 mars 2020
Hyn në fuqi
23 mars 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2020-03-23

AKT NORMATIV

Nr.7, datë 23.3.2020

PËR QËNDRIMIN E PËRKOHSHËM NË SHTËPI TË TË DËNUARVE

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Objekti

Ky akt normativ ka për objekt përcaktimin e kushteve dhe të kritereve për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi

të të dënuarve, si një leje e veçantë, gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Neni 2

Qëllimi

Ky akt normativ ka për qëllim të marrë masa të përkohshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit të

shkaktuar nga COVID-19, në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale si dhe mbrojtjen e rendit dhe të

sigurisë në sistem, nëpërmjet garantimit të kushteve për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të të dënuarve.

Neni 3

Përkufizime

Në kuptim të këtij akti normativ, me termat e mëposhtëm nënkuptojmë:

a) “I dënuar”, çdo person, shtetas shqiptar, i huaj ose pa shtetësi, i dënuar me burgim me vendim gjyqësor

penal të formës së prerë të gjykatave shqiptare ose i dënuar me vendim gjyqësor të dhënë nga gjykatat e huaja, të

cilit i është njohur dhe konvertuar dënimi me vendim të formës së prerë të gjykatave shqiptare, dhe që vuan

dënimin në një nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

b) “Qëndrimi i përkohshëm në shtëpi”, një leje e veçantë që i jepet të dënuarit për shkak të gjendjes së

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.