Akt normativ

Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar

Akti normativ nr. 8/2020, datë 24 mars 2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Numri
8/2020
Data e miratimit
24 mars 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 24 mars 2020
Hyn në fuqi
24 mars 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2020-03-24

1

AKT NORMATIV

Nr.8, datë 24.3.2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË

15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË

VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË

INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto

shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 bëhet shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:

1. Pas fjalisë së parë, të pikës 16, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Me propozim të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe të ministrit përgjegjës për

rindërtimin, çdo strukturë/objekt tjetër që konsiderohet i domosdoshëm, vendoset në dispozicion

për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19 me vendim të Këshillit të Ministrave.”

2. Pika 17 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“17. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e

lëvizjes vetëm në fasha orare të caktuara dhe të pashoqëruar me persona të tjerë në krah, dënohen

me gjobë 10 000 (dhjetë mijë) lekë, si dhe me mospërfitimin nga paketa financiare e solidaritetit

dhe bllokim 3 (tre) muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.”.

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.