Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19
Akti normativ nr. 9/2020, datë 25 mars 2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 27 maj 2020.
- Numri
- 9/2020
- Data e miratimit
- 25 mars 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 50, 25 mars 2020
- Hyn në fuqi
- 25 mars 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 50, datë 2020-03-25
AKT NORMATIV
Nr.9, datë 25.3.2020
PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA NË FUSHËN E VEPRIMTARISË
GJYQËSORE, GJATË KOHËZGJATJES SË GJENDJES SË EPIDEMISË SË
SHKAKTUAR NGA COVID-19
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të
ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Objekti
Ky akt normativ ka për objekt përcaktimin e rregullave të veçanta për zhvillimin e
veprimtarisë gjyqësore dhe të prokurorisë, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së
shkaktuar nga përhapja e COVID-19.
Neni 2
Qëllimi
Ky akt normativ ka për qëllim garantimin e të drejtës për një proces të rregullt në
veprimtarinë gjyqësore dhe atë të prokurorisë, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë të
shkaktuar nga përhapja e COVID-19.
Neni 3
Masat e veçanta dhe efektet në fushën e veprimtarisë gjyqësore
1. Seancat gjyqësore në çështjet administrative, civile dhe penale, të planifikuara pranë të gjitha
gjykatave, shtyhen deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e
COVID-19.
2. Nga data e hyrjes së fuqi të këtij akti normativ deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë
së shkaktuar nga përhapja e COVID-19 pezullohen afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e
ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 27 maj 2020 · 21/2020 · Për disa ndryshime në aktin normativ nr.9, datë 25.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, miratuar me ligjin nr.30/2020
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.