Akt normativ

Për një ndryshim në ligjin nr,8438, datë 28.12.1998, "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar

Akti normativ nr. 10/2020, datë 26 mars 2020, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
10/2020
Data e miratimit
26 mars 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 52, 26 mars 2020
Hyn në fuqi
26 mars 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 52, datë 2020-03-26

AKT NORMATIV

Nr.10, datë 26.3.2020

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN

MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhet

ndryshimi, si më poshtë vijon:

VENDOSI:

Neni 1

Pas pikës 9, të nenit 38 “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 10, me këtë përmbajtje:

“10. Përjashtimisht nga parashikimet e neneve 29 dhe 30, të këtij ligji, për deklarimin dhe

pagesën e tatimit mbi fitimin, në vitin 2020, afatet e deklarimit dhe të pagesës janë, si më poshtë

vijon:

a) Bilanci kontabël, së bashku me anekset e tij, si dhe çdo e dhënë tjetër e përcaktuar në

udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, në zbatim të këtij ligji, dorëzohet brenda datës 31

korrik 2020;

b) Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, tatimi i

llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, pakësuar me shumat e

përcaktuara sipas nenit 37, të këtij ligji, dhe me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore,

paguhet nga tatimpaguesi në llogarinë e organeve tatimore, brenda gjashtëmujorit të dytë të vitit

2020;

c) Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.