Akt normativ

Për një shtesë në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore", të ndryshuar

Akti normativ nr. 11/2020, datë 27 mars 2020, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
11/2020
Data e miratimit
27 mars 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 28 mars 2020
Hyn në fuqi
28 mars 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2020-03-28

AKT NORMATIV

Nr. 11, datë 27.3.2020

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E

TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 36/1, të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të

ndryshuar, pas paragrafit të parë shtohet paragrafi i dytë, me këtë përmbajtje:

“Përjashtimisht parashikimeve të nenit 15, të këtij ligji, pagesat e kësteve të parapagimit të

tatimit të thjeshtuar mbi fitimin kryhen pranë bankave të nivelit të dytë dhe Postës Shqiptare,

sh.a., për llogari të administratës tatimore, për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2020 brenda

datës 20 tetor 2020, ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 brenda datës 20

dhjetor 2020.”.

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare.

Neni 2

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.