Për një shtesë në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020 të Këshillit të Ministrave, "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, të ndryshuar
Akti normativ nr. 12/2020, datë 2 prill 2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Numri
- 12/2020
- Data e miratimit
- 2 prill 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 57, 2 prill 2020
- Hyn në fuqi
- 2 prill 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2020-04-02
AKT NORMATIV
Nr. 12, datë 2.4.2020
PËR NJË SHTESË NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË
KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA
ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT
TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Pas pikës 19, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të
ndryshuar, shtohet pika 20, me këtë përmbajtje:
“20. Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument
qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së
tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore
gjendjes së epidemisë, që kanë kontratë pune por e kanë pezulluar/zgjidhur atë si pasojë e
gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill
dhe maj 2020.
Të gjithë qiramarrësit studentë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument
tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes
së epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.
Të gjithë qiramarrësit persona fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14 000 000
(katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.