Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar
Akti normativ nr. 14/2020, datë 11 prill 2020, nga Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Numri
- 14/2020
- Data e miratimit
- 11 prill 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 65, 13 prill 2020
- Hyn në fuqi
- 13 prill 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 65, datë 2020-04-13
AKT NORMATIV
Nr.14, datë 11.4.2020
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË
15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË
VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË
INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
Në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
VENDOSI:
Neni 1
Paragrafi i tretë, i pikës 20, të nenit 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Të gjithë qiramarrësit, persona fizikë/juridikë, me të ardhura deri në 14 000 000
(katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e
aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, pavarësisht
nëse e kanë të lejuar apo të ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19,
nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.”.
Pas nenit 5/1 shtohet neni 5/2, me këtë përmbajtje:
Neni 2
“Neni 5/2
Kontratat publike për furnizimin me mallra emergjente dhe bazike nga biznesi i
përpunimit aktiv
Autoritetet kontraktore, me qëllim përmbushjen e nevojave për mallra/shërbime të
nevojshme, për një kohë lëvrimi shumë të shkurtër, ose për raste veçanërisht të leverdisshme,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.