Ligj

Për disa shtesa dhe një ndryshim në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Ligji nr. 26/2026, datë 5 mars 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
26/2026
Data e miratimit
5 mars 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 77, 15 prill 2026
Hyn në fuqi
30 prill 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2026-04-15

LIGJ

Nr. 26/2026

PËR DISA SHTESA DHE NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 69/2012, “PËR SISTEMIN

ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshimi si më poshtë:

Pas nenit 47 shtohet neni 47/1 me këtë përmbajtje:

Neni 1

“Neni 47/1

Programi “pas shkolle”

1. Programi “pas shkolle” përfshin programin jo të detyrueshëm të veprimtarive të organizuara

dhe të strukturuara, të cilat zhvillohen jashtë orarit mësimor të detyruar dhe ka për qëllim përforcimin

e të nxënit, zhvillimin gjithëpërfshirës të aftësive edukative, sociale, sportive, kulturore dhe krijuese

të nxënësve, veprimtari të cilat zhvillohen nëpërmjet trajnuesve.

2. Ministria përgjegjëse për arsimin financon programin “pas shkolle” nga fondi buxhetor i

miratuar për këtë qëllim, për çdo vit buxhetor, nëpërmjet akordimit të fondeve për zyrat vendore të

arsimit parauniversitar për realizimin e këtij programi.

3. Organizimi dhe zhvillimi

i programit “pas shkolle”, kategoritë, kriteret dhe mënyra e

përzgjedhjes, shpërblimi i trajnuesve, si dhe mënyra e financimit të këtij programi bëhet sipas

përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.