Akt normativ

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar

Akti normativ nr. 18/2020, datë 23 prill 2020, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
18/2020
Data e miratimit
23 prill 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 73, 24 prill 2020
Hyn në fuqi
24 prill 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2020-04-24

AKT NORMATIV

Nr. 18, datë 23.4.2020

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998,

“PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 38 “Dispozita kalimtare”, të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të

ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Shkronja “c”, e pikës 10, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“ c) Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet

e parapagimeve të tatim-fitimit të vitit 2020 nuk do të paguhen.”.

2. Pas pikës 10 shtohen pikat 11, 12 dhe 13, me këtë përmbajtje:

“11. Përjashtimisht nga parashikimet e nenit 30 “Parapagimet”, të këtij ligji, për tatimpaguesit

me qarkullim mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për

periudhat tatimore të tremujorit të dytë dhe të tretë, prill-qershor dhe korrik-shtator 2020, nuk

do të parapaguhen. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-shtator 2021. Ky

përjashtim nuk zbatohet për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e

veprimtarisë bankare,

të

produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve, si dhe tatimpaguesve të listuar në pikën 12, të këtij

neni.

të produkteve farmaceutike,

të telekomunikacionit,

të tregtimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.