Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për programin “Infrastruktura Bashkiake V – Faza II”

Ligji nr. 27/2026, datë 5 mars 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
27/2026
Data e miratimit
5 mars 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 77, 15 prill 2026
Hyn në fuqi
30 prill 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2026-04-15

LIGJ

Nr. 27/2026

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE (HUAMARRËSI), DHE KfW FRANKFURT AM MAIN (KfW) PËR PROGRAMIN

“INFRASTRUKTURA BASHKIAKE V – FAZA II”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 5.3.2026.

Shpallur me dekretin nr. 193, datë 7.4.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

MARRËVESHJE HUAJE

E DATËS 21.11.2025,

NDËRMJET KfW FRANKFURT AM MAIN (KfW) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,

TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE (HUAMARRËSI), PËR SHUMËN 47,000,000.00 EURO

PROGRAMI I INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE V – FAZA II

BMZ-NR. 2020 67 882

HUAJA ME ID-në 32311

TABELA E LËNDËS

PËRMBAJTJA

PREAMBULË

1. Huaja

2. Disbursimi

3. Tarifat

4. Interesi

5. Shlyerja dhe parapagimi

6. Llogaritjet dhe pagesat në përgjithësi

7. Garancia nga Republika Federale e Gjermanisë

8. Veprimet e kundërligjshme

9. Kostot dhe detyrimet publike

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.