Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar
Akti normativ nr. 24/2020, datë 27 maj 2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Numri
- 24/2020
- Data e miratimit
- 27 maj 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 109, 9 qershor 2020
- Hyn në fuqi
- 9 qershor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 109, datë 2020-06-09
AKT NORMATIV
Nr. 24, datë 27.5.2020
PËR NJË SHTESË NË AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË 15.3.2020, TË
KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA
ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT
TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Pas pikës 21, të nenit 3, të aktit normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të
ndryshuar, shtohet pika 22, me këtë përmbajtje:
“22. Subjektet, që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit dhe që nuk respektojnë
rregullat dhe protokollet e sigurisë, të nxjerra nga organet kompetente, dënohen me gjobë 700
000 (shtatëqind mijë) lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga
inspektoratet përgjegjëse.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
1
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.