Për disa ndryshime në aktin normativ nr.9, datë 25.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, miratuar me ligjin nr.30/2020
Akti normativ nr. 21/2020, datë 27 maj 2020, nga Ministria e Drejtësisë.
- Numri
- 21/2020
- Data e miratimit
- 27 maj 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 98, 29 maj 2020
- Hyn në fuqi
- 29 maj 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 98, datë 2020-05-29
1
AKT NORMATIV
Nr.21, datë 27.5.2020
PËR DISA NDRYSHIME NË AKTIN NORMATIV NR.9, DATË 25.3.2020, TË
KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA NË
FUSHËN E VEPRIMTARISË GJYQËSORE, GJATË KOHËZGJATJES SË
GJENDJES SË EPIDEMISË SË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, MIRATUAR ME
LIGJIN NR.30/2020
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të
ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në aktin normativ nr.9, datë 25.3.2020, të Këshillit të Ministrave, miratuar me ligjin
nr.30/2020, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, gjykatat
zhvillojnë seancat gjyqësore në çështjet administrative, civile dhe penale, duke zbatuar masat
organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur
grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore, sipas rregullave që
miratohen në përputhje me parashikimet e pikës 4, të nenit 3, të këtij akti normativ.”.
2. Pikat 2 dhe 3 shfuqizohen.
3. Në pikën 4 bëhen këto ndryshime:
a) Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Kufizimin e hyrjes së publikut në ambientet e gjykatës, duke garantuar zbatimin e
rregullave të vendosura për këtë qëllim;”.
b) Shkronja “ç” ndryshohet, si më poshtë vijon:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.