Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale
Ligji nr. 28/2026, datë 5 mars 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 28/2026
- Data e miratimit
- 5 mars 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 64, 27 mars 2026
- Hyn në fuqi
- 11 prill 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2026-03-27
LIGJ
Nr. 28/2026
PËR AGJENCINË E MBIKËQYRJES NË SISTEMIN E EKZEKUTIMIT
TË VENDIMEVE PENALE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka si qëllim krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të
Vendimeve Penale për mbikëqyrjen e subjekteve të përcaktuara në këtë ligj.
Neni 2
Objekti
Ky ligj ka për objekt përcaktimin e misionit, të statusit, të mënyrës së organizimit e të
funksionimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale,
karrierën, si dhe të drejtat, detyrat e përgjegjësitë e punonjësve të kësaj agjencie.
Neni 3
Misioni
Agjencia ka për mision parandalimin, mbikëqyrjen, hetimin dhe garantimin e zbatimit të
ligjit nga punonjësit e strukturave, të burgosurit dh personat nën mbikëqyrje nga Shërbimi i
Provës, që cenojnë regjimin e strukturave, me qëllim mbrojtjen e interesave të ligjshëm të
shtetit, strukturave dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut, nga veprimet ose mosveprimet
e kundërligjshme të tyre.
Neni 4
Subjektet e mbikëqyrjes
Subjektet ndaj të cilave ushtrohet mbikëqyrja sipas kuptimit të këtij ligji janë:
a) punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve;
b) punonjësit e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale;
c) punonjësit e Policisë së Burgjeve;
ç) të burgosurit;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.