Për marrjen e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit
Akti normativ nr. 26/2020, datë 10 qershor 2020, nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
- Numri
- 26/2020
- Data e miratimit
- 10 qershor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 112, 15 qershor 2020
- Hyn në fuqi
- 15 qershor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 112, datë 2020-06-15
1
AKT NORMATIV
Nr. 26, datë 10.6.2020
PËR MARRJEN E MASAVE TË PËRKOHSHME PËR MBËSHTETJEN E
SEKTORIT TË TURIZMIT
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe
Mjedisit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
1. Ky akt normativ ka për objekt përcaktimin e masave të veçanta që do të merren në sektorin
e turizmit, për agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe klientët e tyre, në ofrimin e një
shërbimi udhëtimi, nga dita e shpalljes deri në përfundim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të
shkaktuar nga COVID-19.
2. Për qëllime të këtij akti normativ, me termat e mëposhtëm nënkuptojmë:
a) “Klientë”, turistët dhe personat e tjerë, si individë apo të organizuar në grup, që i ofrohet
çdolloj shërbimi udhëtimi, përfshirë akomodimin në struktura pritëse për turistët, këshillim dhe
ofrim i shërbimeve të udhëtimit me ajër, me tokë e me det, të ekskursioneve të organizuara, si
dhe një sërë shërbimesh të tjera ndihmëse, që lidhen me industrinë e turizmit;
b) “Rimbursim”, lëshimi i një kuponi (voucher) që korrespondon me të njëjtin shërbim, i cili i
korrespondon vlerës/shumës totale të paguar/rezervuar ose vlera/shuma totale që duhet t’i
kthehet klientit për shërbimin e parapaguar ose të rezervuar, sipas parashikimeve të këtij akti
normativ;
c) “Shërbim i rezervuar”, një pjesë e pagesës që klienti ka kryer në momentin e rezervimit të
shërbimit të udhëtimit.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.