Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin për Reagimin ndaj Emergjencës COVID-19 në Shqipëri
Ligji nr. 144/2020, datë 3 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 144/2020
- Data e miratimit
- 3 dhjetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 223, 21 dhjetor 2020
- Hyn në fuqi
- 5 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 223, datë 2020-12-21
LIGJ
Nr. 144/2020
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM
DHE ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN PËR REAGIMIN NDAJ EMERGJENCËS COVID-19 NË SHQIPËRI
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri, në shumën prej 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 3.12.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11869, datë 15.12.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
NUMRI I HUAS: 9160-AL
MARRËVESHJE HUAJE
(PROJEKTI PËR REAGIMIN NDAJ EMERGJENCËS COVID-19 NË SHQIPËRI)
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
Marrëveshja fillon nga Data e Nënshkrimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe ZHVILLIM (Banka). Me anë të kësaj Marrëveshjeje Huamarrësi dhe Banka bien dakord si më poshtë:
Neni I
Kushtet e Përgjithshme; përkufizimet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.