Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr. 60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”

Ligji nr. 150/2020, datë 17 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
150/2020
Data e miratimit
17 dhjetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 13 janar 2021
Hyn në fuqi
28 janar 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2021-01-13

LIGJ

Nr. 150/2020

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 60/2016, “PËR SINJALIZIMIN DHE

MBROJTJEN E SINJALIZUESVE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

VENDOSI:

Në ligjin nr. 60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” bëhen shtesat e

mëposhtme:

Në nenin 3, pika 6, pas fjalëve “korrupsionit pasiv,” shtohen fjalët “përfshirë edhe

korrupsionin aktiv dhe/ose pasiv në zgjedhje,”.

Neni 1

Pas nenit 10 shtohet neni 10/1, me këtë përmbajtje:

Neni 2

“Neni 10/1

Njësia përgjegjëse në KQZ

1. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve krijohet dhe funksionon njësia përgjegjëse për

marrjen dhe trajtimin e sinjalizimeve në fushën e korrupsionit aktiv dhe/ose pasiv në zgjedhje,

sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.

2. Njësia përgjegjëse në KQZ, në përfundim të hetimit administrativ, në rast se konstaton

shkelje të dispozitave të këtij ligji për sinjalizimet në fushën e veprimtarisë zgjedhore, të cilat nuk

përbëjnë vepër penale, vendos masë administrative me gjobë sipas përcaktimeve të bëra në këtë

ligj.

3. Nëse në përfundim të hetimit administrativ njësia përgjegjëse në KQZ arrin në

përfundimin se veprimi ose praktika e dyshuar, e sinjalizuar, e korrupsionit aktiv dhe/ose pasiv

në zgjedhje ka elemente të veprës penale, njofton menjëherë prokurorinë.”.

Neni 3

Në pikën 2,

përgjegjëse në KQZ”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.