Për ndryshimet klimatike
Ligji nr. 155/2020, datë 17 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 18 dhjetor 2025.
- Numri
- 155/2020
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 8 janar 2021
- Hyn në fuqi
- 8 korrik 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2021-01-08
LIGJ
Nr. 155/2020
PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
a) të kontribuojë në uljen e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë;
b) të përshpejtojë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, me synim zbutjen e efekteve të
dëmshme të ndryshimeve klimatike;
c) të kontribuojë në përpjekjet globale ndaj ndryshimeve klimatike nëpërmjet plotësimit të
detyrimeve të Republikës së Shqipërisë ndaj Konventës;
ç)
të krijojë një kuadër gjithëpërfshirës ligjor dhe ndërinstitucional për ndërmarrjen e
veprimeve ndaj klimës në nivel kombëtar në përputhje me legjislacionin e BE-së për ndryshimet
klimatike.
d) t’u bashkohet shteteve që njohin emergjencën klimatike, sipas vendimit të Parlamentit
Evropian të 28 nëntorit 2019.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj përcakton:
a) kuadrin e përgjithshëm të politikës kombëtare për veprime ndaj ndryshimeve klimatike;
b) kushtet e shkarkimeve të gazeve serrë nga burimet e palëvizshme e të lëvizshme, nga
produktet dhe substancat;
1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me:
- Direktivën 2003/87/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 13 tetor 2003, “Për krijimin e një skeme për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 18 dhjetor 2025 · 95/2025 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020, “Për ndryshimet klimatike”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.