Ligj

Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 147/2020, datë 17 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
147/2020
Data e miratimit
17 dhjetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 13 janar 2021
Hyn në fuqi
28 janar 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2021-01-13

LIGJ

Nr. 147/2020

PËR NJË SHTESË DHE DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7905, DATË 21.3.1995,

“KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave dhe të një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 75/a, në shkronjën “a”, pas fjalëve “dhe 319/e” shtohen fjalët “, si dhe nenet 328

dhe 328/b, të Kodit Penal”.

Neni 189 ndryshohet si më poshtë:

Neni 2

“Neni 189

Ruajtja e provave materiale

Provat materiale, që për shkak të natyrës së tyre mund të ndryshojnë, në qoftë se nuk mund

t’u kthehen personave që u përkasin, ruhen e administrohen sipas legjislacionit të posaçëm nga

organi administrues shtetëror, i cili detyrohet t’i kthejë të njëllojta ose të japë vlerën e tyre.”.

Neni 3

Në nenin 214 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1 fjalia e dytë, ndryshohet, si më poshtë:

“Kur kjo nuk është e mundur ose e përshtatshme, organi procedues urdhëron që ato të ruhen

pranë organit administrues shtetëror, duke përcaktuar mënyrën e ruajtjes.”.

2. Pika 2, ndryshohet, si më poshtë:

“2. Organi administrues shtetëror ka për detyrë ruajtjen dhe administrimin e sendeve të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.