Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, "Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë", i ndryshuar

Ligji nr. 29/2026, datë 5 mars 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
29/2026
Data e miratimit
5 mars 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 64, 27 mars 2026
Hyn në fuqi
11 prill 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2026-03-27

LIGJ

Nr. 29/2026

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 46/2018,

“PËR KONTROLLIN SHTETËROR TË TRANSFERIMEVE NDËRKOMBËTARE

TË MALLRAVE USHTARAKE DHE TË ARTIKUJVE E TEKNOLOGJIVE ME

PËRDORIM TË DYFISHTË”, I NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave

ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. “Eksport” është:

a) regjimi doganor i eksportit sipas kuptimit të nenit 241 të Kodit Doganor të Republikës së

Shqipërisë;

b) rieksporti sipas kuptimit të nenit 242 të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë;

rieksporti mund të bëhet pasi mallrat joshqiptare kanë qenë nën magazinimin doganor,

përpunimin aktiv, lejimin e përkohshëm në një zonë të lirë ose magazinim të përkohshëm në

kuptim të neneve 242 deri 246 të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë;

c) regjimi i përpunimit pasiv sipas kuptimit të nenit 232 të Kodit Doganor të Republikës së

Shqipërisë; ose

ç) transmetimi i programeve software apo i teknologjisë nëpërmjet medias elektronike,

përfshirë nëpërmjet faksit, telefonit, postës elektronike ose çdo mjet tjetër elektronik, përfshirë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.