Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 146/2020, datë 17 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
146/2020
Data e miratimit
17 dhjetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 13 janar 2021
Hyn në fuqi
28 janar 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2021-01-13

LIGJ

Nr. 146/2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995,

“KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 dhe 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave dhe të një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Në nenin 52/a togfjalëshi “319/c dhe 328” zëvendësohet me togfjalëshin “dhe 319/c.”

Neni 1

Pas nenit 52/a, shtohet neni 52/b, me këtë përmbajtje:

Neni 2

“Neni 52/b

Përjashtimi nga dënimi për krimet në fushën e zgjedhjeve

Personi që ka kryer një ose më shumë vepra penale të parashikuara në kreun X, të këtij Kodi, i

cili bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes penale për hetimin, si dhe për zbulimin e

personave të tjerë, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale ose autorë të veprave të tjera të

lidhura, përjashtohet nga dënimi për veprën penale të kryer prej tij.”.

Pas nenit 154, shtohet neni 154/a, me këtë përmbajtje:

Neni 3

“Neni 154/a

Shkatërrimi i ndërtesave dhe objekteve të tjera

Kryerja me dashje e çdo veprimi tjetër, të ndryshëm me ato të parashikuara nga nenet e

mësipërme të këtij seksioni, që mund të sjellë shkatërrimin e plotë ose të pjesshëm të ndërtesës,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.