Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar

Ligji nr. 151/2020, datë 17 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
151/2020
Data e miratimit
17 dhjetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 19 shkurt 2021
Hyn në fuqi
6 mars 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2021-02-19

LIGJ

Nr. 151/2020

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT

KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në paragrafët e parë dhe të tretë, të pikës 4, të nenit 4, “Niveli i taksave kombëtare”, të ligjit

nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, fjalët “dhe 1/3 e normës së

rentës për vitin 2021 e në vijim” zëvendësohen me fjalët “në masën 0% për periudhën nga hyrja

në fuqi e këtij ligji deri në fund të vitit 2023 dhe 1/3 e normës së rentës për vitin 2024 e në

vijim”.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

KRYETAR

Gramoz Ruçi

Miratuar në datën 17.12.2020.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.