Ligj

Për një shtesë në ligjin nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar

Ligji nr. 149/2020, datë 17 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
149/2020
Data e miratimit
17 dhjetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 13 janar 2021
Hyn në fuqi
28 janar 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2021-01-13

LIGJ

Nr. 149/2020

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 96/2016, “PËR STATUSIN E GJYQTARËVE

DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

VENDOSI:

Në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhet shtesa e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 91, pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Relatori përcakton dhomën dhe seksionin ku magjistrati ka ushtruar funksionin në

periudhën për të cilën bëhet vlerësimi dhe, në varësi të numrit të çështjeve për çdo kategori,

përcakton numrin e çështjeve që do të përzgjidhen në mënyrë të barabartë për secilën kategori,

duke përfshirë domosdoshmërish çështjet penale që lidhen më veprat penale të parashikuara në

kreun X, të Kodit Penal, për të cilat parashikohet dënimi në minimum jo më pak se një vit

burgim, nëse magjistrati ka hetuar/gjykuar çështje të kësaj natyre gjatë periudhës së vlerësimit.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 17.12.2020

Shpallur me dekretin nr. 11907, datë 8.1.2021 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Ilir Meta

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.