Për faljen e detyrimeve të ushtarakëve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore, të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi, të caktuara sipas vendimeve gjyqësore të formës së prerë, bazuar në kriteret e vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr. 3, datë 24.11.2016
Ligji nr. 156/2020, datë 17 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 156/2020
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 8 janar 2021
- Hyn në fuqi
- 23 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2021-01-08
LIGJ
Nr. 156/2020
PËR FALJEN E DETYRIMEVE TË USHTARAKËVE NDAJ FONDIT TË
SIGURIMEVE SHOQËRORE, TË KRIJUARA SI DIFERENCË NGA
RISHQYRTIMI I PENSIONEVE TË PARAKOHSHME PËR VJETËRSI SHËRBIMI,
TË CAKTUARA SIPAS VENDIMEVE GJYQËSORE TË FORMËS SË PRERË,
BAZUAR NË KRITERET E VENDIMIT UNIFIKUES TË KOLEGJEVE TË
BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË NR. 3, DATË 24.11.2016
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e një
deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
1. Falen detyrimet e ushtarakëve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore, të krijuara si diferencë
nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi, të caktuara sipas vendimeve
gjyqësore të formës së prerë, bazuar në kriteret e vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të
Gjykatës së Lartë nr. 3, datë 24.11.2016.
2. Shumat e detyrimeve, të përcaktuara sipas pikës 1 të këtij neni, falen sipas gjendjes së
mbetur në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 2
Instituti i Sigurimeve Shoqërore të ndjekë procedurat administrative e ligjore për tërheqjen e
rekurseve/ankimeve pranë gjykatave përkatëse, me objekt zbatimin e nenit 1 të këtij ligji.
Neni 3
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për
zbatimin e këtij ligji.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 4
Miratuar në datën 17.12.2020.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.