Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent për huamarrësin, dhe Bashkimit Evropian, si huadhënës, për ndihmën makrofinanciare për Shqipërinë

Ligji nr. 157/2020, datë 17 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
157/2020
Data e miratimit
17 dhjetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 8 janar 2021
Hyn në fuqi
23 janar 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2021-01-08

LIGJ

Nr. 157/2020

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI HUAMARRËS, BANKËS SË SHQIPËRISË, SI AGJENT PËR HUAMARRËSIN, DHE BASHKIMIT EVROPIAN, SI HUADHËNËS, PËR NDIHMËN MAKROFINANCIARE PËR SHQIPËRINË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent për huamarrësin, dhe Bashkimit Evropian, si huadhënës, për ndihmën makrofinanciare për Shqipërinë, në shumën prej 180 000 000 (njëqind e tetëdhjetë milionë) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 17.12.2020.

Shpallur me dekretin nr. 11895, datë 5.1.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

NDIHMË MAKROFINANCIARE PËR SHQIPËRINË

MARRËVESHJE E SHUMËS SË HUAS NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN, SI HUADHËNËS, DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI HUAMARRËS, DHE BANKËS SË SHQIPËRISË, SI AGJENT PËR HUAMARRËSIN

2020

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.