Për disa shtesa në ligjin nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 148/2020, datë 17 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 148/2020
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 13 janar 2021
- Hyn në fuqi
- 28 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2021-01-13
LIGJ
Nr. 148/2020
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 97/2016, “PËR ORGANIZIMIN
DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:
VENDOSI:
Në ligjin nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e
Shqipërisë” bëhen shtesat e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 43, pas shkronjës “dh” shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:
“e) përgjigjet për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik
të zgjedhjeve, të cilat janë kompetencë e prokurorisë që drejton.”.
Pas nenit 107, shtohet neni 107/1, me këtë përmbajtje:
Neni 2
“Neni 107/1
Marrëdhëniet me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
1. Prokurori
i Përgjithshëm dhe drejtuesi
i Prokurorisë së Posaçme, sipas juridiksionit
përkatës, i japin KQZ-së informacion për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, që
nuk cenon ruajtjen e sekretit hetimor sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Penale.
Informacioni jepet me të dhënat për çështjet penale, numrin e personave nën hetim, kohëzgjatjen
e hetimit dhe përfundimin e tij, të dhënat për kërkesat e prokurorisë për gjykim, kohëzgjatjen e
gjykimit dhe përfundimin e tij, të dhënat për ankimimin e vendimeve gjyqësore, shkakun e
ankimimit, si dhe të dhënat për faktin nëse çështjet janë gjykuar në apel ose në Gjykatën e Lartë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.