Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut–Shqipëri ,2014–2020, alokimet për vitin 2019
Ligji nr. 159/2020, datë 17 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 159/2020
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 12 janar 2021
- Hyn në fuqi
- 27 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 2021-01-12
LIGJ
Nr. 159/2020
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE,
REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËRFAQËSUAR
NGA SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJET EUROPIANE, DHE KOMISIONIT
EUROPIAN PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË BASHKËPUNIMIT
NDËRKUFITAR IPA II, MAQEDONI E VERIUT-SHQIPËRI 2014-2020, ALOKIMET
PËR VITIN 2019
Në mbështetje të neneve, 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga
i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për
Këshilli
Çështjet Europiane, dhe Komisionit Europian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA
II, Maqedoni e Veriut-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet
këtij ligji.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
Miratuar në datën 17.12.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11897, datë 5.1.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir
Meta.
MARRËVESHJE FINANCIMI
KUSHTET E VEÇANTA
Komisioni Evropian, në vijim i referuar si "Komisioni" ose "pala" e cila vepron në emër të
Bashkimit Evropian, në vijim i referuar si "Bashkimi",
nga njëra anë dhe
Republika e Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.