Ligj

Për regjimin fiskal në sektorin hidrokarbur

Ligji nr. 153/2020, datë 17 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
153/2020
Data e miratimit
17 dhjetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 18 janar 2021
Hyn në fuqi
2 shkurt 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2021-01-18

LIGJ

Nr. 153/2020

PËR REGJIMIN FISKAL NË SEKTORIN HIDROKARBUR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj parashikon regjimin fiskal të zbatueshëm për operacionet hidrokarbure, siç rregullohen

në legjislacionin në fuqi për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi).

Neni 2

Personat e tatueshëm

1. Ky ligj zbatohet për personat juridikë që kryejnë operacione hidrokarbure në tokë (onshore).

i zbatueshëm

juridikë që kryejnë operacione offshore në det, sistemi

fiskal

Për personat

përcaktohet me ligj të veçantë.

2. Ky ligj zbatohet për personat që kryejnë operacione hidrokarbure të autorizuara, në

përputhje me legjislacionin në fuqi për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi).

3. Për të parandaluar shmangien e regjimit fiskal në sektorin hidrokarbur, ky ligj ka efekt dhe

zbatohet edhe për personat juridikë të përcaktuar në këtë nen dhe që kryejnë direkt ose indirekt

operacione hidrokarbure (të referuar si “nënkontraktorë”), që plotësojnë një nga kriteret e

mëposhtme:

a) nëse nënkontraktori që kryen operacione hidrokarbure konsiderohet “person i lidhur” me

kontraktorin sipas përkufizimit të “personit të lidhur” në legjislacionin në fuqi për tatimin mbi të

ardhurat;

b) nëse nënkontraktori është operator në lidhje me operacionet hidrokarbure dhe kryen

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.