Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Metrit, nënshkruar në Paris më 20 maj 1875, të ndryshuar me konventën e nënshkruar në Sèvres më 6 tetor 1921, dhe rregulloren përkatëse
Ligji nr. 30/2026, datë 12 mars 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 30/2026
- Data e miratimit
- 12 mars 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 77, 15 prill 2026
- Hyn në fuqi
- 30 prill 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2026-04-15
LIGJ
Nr. 30/2026
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E METRIT,
NËNSHKRUAR NË PARIS MË 20 MAJ 1875, TË NDRYSHUAR ME KONVENTËN
E NËNSHKRUAR NË SÈVRES MË 6 TETOR 1921, DHE RREGULLOREN
PËRKATËSE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën e Metrit, nënshkruar në Paris më 20 maj 1875, të
ndryshuar me konventën e nënshkruar në Sèvres, më 6 tetor 1921, dhe rregulloren përkatëse, sipas
tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 12.3.2026.
Shpallur me dekretin nr. 194, datë 7.4.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
KONVENTA E METRIT
DHE RREGULLORJA SHTESË
Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe e Masave
KONVENTA E METRIT
Neni një (1875)
Palët e Larta Kontraktuese zotohen të krijojnë dhe të mirëmbajnë, me shpenzime të përbashkëta,
një Byro Ndërkombëtare të Peshave dhe e Masave, shkencore dhe të përhershme, me seli në Paris1.
Neni 2 (1875)
1 Dekreti nr. 70-820 i 9 shtatorit 1970 që ka të bëjë me botimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës Franceze
dhe Komitetit Ndërkombëtar të Peshave dhe i Masave, në lidhje me selinë e Byrosë Ndërkombëtare të Peshave dhe i
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.