Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi–Shqipëri, 2014–2020, alokimet për vitin 2019
Ligji nr. 158/2020, datë 17 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 158/2020
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 12 janar 2021
- Hyn në fuqi
- 27 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 2021-01-12
LIGJ
Nr. 158/2020
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, MALIT TË ZI, PËRFAQËSUAR NGA ZYRA E INTEGRIMIT EUROPIAN,
DHE KOMISIONIT EUROPIAN PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT
TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, MAL I ZI-SHQIPËRI 2014-2020, ALOKIMET PËR VITIN 2019
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Europian, dhe Komisionit Europian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 17.12.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11896, datë 5.1.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
MARRËVESHJA E FINACIMIT
KUSHTET E VEÇANTA
Komisioni Evropian, në vijim i referuar si "Komisioni" ose "pala" e cila vepron në emër të Bashkimit Evropian, në vijim i referuar si "Bashkimi",
nga njëra anë dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.